Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Publikuar me datë:

Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO për Erion Veliajn, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 7 korrik, në orën 10:00.

Veliaj nuk ishte i pranishëm as në seancën e kësaj të marte.

Ai vijon të kundërshtojë zhvillimin e procesit në kushtet aktuale, duke e cilësuar diskriminuese mbajtjen e tij në kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

Në seancë mungoi edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjatë zhvillimit të seancës, gjykata vendosi gjithashtu largimin e kamerave nga salla, duke kufizuar praninë e mediave vizive gjatë procesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related