Deputeti Besnik Brahimi kërkon ndryshim: Zuesi t’i bashkohet qytetit të Shkodrës

Publikuar me datë:

Deputeti i PSD ne Shkoder, Besnik Brahimi ka ngritur shqetësimin për statusin administrativ të zonës së Zuesit, duke e cilësuar të papranueshme që kjo lagje, vetëm pak metra larg qytetit të Shkodrës, të vazhdojë të jetë pjesë e Njësisë Administrative Rrethina.

Sipas Brahimit, ndarja e bërë vite më parë ka krijuar vështirësi për banorët, të cilët detyrohen të përshkojnë kilometra për të marrë shërbimet administrative që u nevojiten.

Deputeti bën të ditur se pas ankesave të marra nga banorët dhe takimeve të zhvilluara me ta, ka diskutuar çështjen edhe me bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën e re Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku, nga i cili ka marrë premtimin se situata do të marrë zgjidhje.

Brahimi thekson se do të vijojë të jetë pranë banorëve të Zuesit dhe të zonave të tjera të qarkut Shkodër për të adresuar problematikat që ata hasin.

Statusi i plotë i Besnik Brahimit:

“E papranueshme qe zona e Zuesit, vetem pak metra larg qytetit te Shkodres, te jete pjese e njesise Rrethina. Nje ndarje e tille qe eshte bere para disa vitesh.

Banoret e zones duhet te bejne disa kilometra per te marre sherbimet e nevojshme.

Pas ankesave qe kam marre nga banoret e zones dhe takimeve qe kam zhvilluar me to, si edhe disa takimeve qe kam patur me bashkekryetarin e Komisionit te Posaçem per nje reforme te re administrative-territoriale, Arbjan Mazniku, mora premtimin per zgjidhje te kesaj situate.

Do te jemi prane banoreve te Zuesit dhe te gjithe zonave te tjera te Qarkut Shkoder per çdo problematike qe ato kane.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rreth 1400 maturantë në Shkodër mbyllin sot Maturën Shtetërore me provimin me zgjedhje

Rreth 1400 nxënës të shkollave të mesme në Shkodër...

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në...

Botërori 2026/ 8 autogola në 10 ditë, gati të thyhet rekordi

Botërori 2026 ka prodhuar tashmë numrin e dytë më të...

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje,...