Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

Publikuar me datë:

Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit në majën e Korrës, vijon të jetë në arrati, ndërsa policia dyshon se ai fshihet brenda territorit shqiptar.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, autoritetet kanë informacione se Shakaj nuk ka dalë jashtë Shqipërisë dhe se është parë në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.

Sipas Çelmetës, ka informacione që Shakaj ka ndryshuar pamje dhe veshje për të mos u njohur.

Ky person rezulton që nuk ka dalë jashtë territorit shqiptar pasi policia ka informacione se fshihet brenda territorit shqiptar. Madje deri në ditën e gjetjes së trupit të Eglant Koçit kishte informacione se ai fshihej në Tiranë, Elbasan, në fshatrat e Tiranës. Policisë pas disa ditësh i ka shkuar një informacion që Armand Shakaj ishte parë në zonën e Rrugës së Kosovarëve, të lëvizte i maskuar. Dyshohet se ka prerë tërësisht flokët, mjekrën, ka ndryshuar ‘look’ dhe veshje tërësisht, për të mos u njohur. Policia ka dyshime që ai ndihmohet nga miq, shokë, të afërm të tij. Falë aktiviteteve të paligjshme që ka kryer më parë, ka edhe mundësi të fshihet. Pasi policia mori informacionin që kishte lëvizur në Rrugën e Kosovarëve, u vërtetua nga kamerat e sigurisë dhe ishte e vërtetë”,- tha Çelmeta në A2 CNN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]