Rama sulmon sërish protestuesit: Errësirë e një mallkimi të vjetër!

Publikuar me datë:

Edi Rama ka sulmuar sot sërish protestuesit, të cilët prej më shumë se dy javësh kanë mbushur sheshin duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Në një postim në rrjete sociale, Rama i ka quajtur protestuesit të përdorur nga interesat e personave të veçantë që interesohen që sheshi të mbushet plot prej 24 ditësh, në atë që është quajtur si lëvizja më e madhe qytetare që nga rënia e komunizmit.

Rama ka ndarë fotografinë e një protestuesi të ulur para Kryeministrisë, ndërsa përpiqet të tregohet dashamirës duke u shprehur se mund t’i kuptojë hallet që nxjerrin në shesh çdo ditë mijëra qytetarë, por se sipas tij, po punon për ta bërë më të mirë Shqipërinë.

Megjithatë kjo dashamirësi nuk vijon shumë, pasi shkrimi i Ramës përfundon me sulmin ndaj protestuesve, të cilët i quan “vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related