Flet ambasadorja zvicerane në Shqipëri për protestat: Pjesëmarrja qytetare, thelb i çdo sistemi demokratik

Publikuar me datë:

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri, Ruth Huber, ka analizuar protestat e zhvilluara në vend për 23 ditë rresht, duke theksuar se çdo ngjarje e tillë është e lidhur ngushtë me funksionimin e demokracisë dhe angazhimin e qytetarëve.

Përsa i përket të ardhmes së protestave dhe mesazhit që mund të dërgohet për qeverinë shqiptare, Huber ka theksuar se si përfaqësuese e një shteti të huaj, është e kujdesshme në vlerësimet politike, ndërsa i ka dhënë rëndësi institucioneve demokratike.

Kjo është një pyetje shumë politike dhe është e vështirë për t’u përgjigjur si ambasadë e huaj. Natyrisht, ne përmes programit tonë të zhvillimit forcojmë demokracinë, me mbështetje për parlamentin kombëtar dhe ato lokale. Ne kemi një angazhim të gjatë për shoqërinë civile,” tha Huber.

Ajo gjithashtu theksoi se angazhimi i qytetarëve në jetën publike është një element kyç për çdo sistem demokratik, duke e krahasuar këtë parim me përvojën e Zvicrës.

“Sistemi demokratik mbështetet në instrumentet demokratike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, ashtu siç ndodh edhe në Zvicër,” theksoi ambasadorja.

Shpjegimi i saj vjen në një periudhë kur Shqipëria po përjeton protesta të përsëritura, të cilat kanë marrë një vëmendje të madhe në publik dhe politikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vrasje me armë zjarri, ekzekutohen një oficer policie dhe autori i krimit në Montreal

Një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni...

Kushner dhe Ivanka Trump mohojnë përfshirjen në Zvërnec

Projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec...

Sindikatat nesër protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Protesta për largimin e kryeministrit Edi Rama ka arritur...