Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Publikuar me datë:

Politikani i djathtë populist Abelardo de la Espriella, i cili është edhe një mbështetës i Donalad Trump duket se ka fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi, duke i dhënë fund periudhës së qeverisjes së së majtës në vendin latino-amerikan.

Sipas rezultateve paraprake, me mbi 99 për qind të votave të numëruara, De la Espriella siguroi 49.65 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, Ivan Cepeda, i mbështetur nga presidenti në largim Gustavo Petro, mori 48.71 për qind.

Megjithatë, rezultati përfundimtar do të certifikohet vetëm pasi autoritetet zgjedhore të shqyrtojnë të gjitha procesverbalet dhe ankimimet e mundshme ligjore.

“Dua të mbahem mend si rindërtuesi i kombit, sepse Kolumbia meriton të bëhet ajo që është e destinuar të jetë, një Komb Mrekullie”, shkroi De la Espriella në rrjetet sociale pas publikimit të rezultateve paraprake.

Kandidati fitues, i njohur me nofkën “Tigri”, është një ish-avokat penalist dhe mbështetës i hapur i presidentit amerikan Donald Trump, i cili e mbështeti publikisht gjatë fushatës zgjedhore. Ai do të marrë detyrën më 7 gusht për një mandat katërvjeçar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...