Gjatë këtyre ditëve të nxehta të qershorit, shumë njerëz kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet, me Vlorën si një nga destinacionet më të preferuara.
Plazhi ishte i mbushur këtë të shtunë me vizitorë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë ata nga Kosova, si dhe turistë të huaj.
Siç shprehen ata, qyteti ofron gjithçka që një pushues mund të dëshirojë: detin, klimën e favorshme dhe mikpritjen e shkëlqyer.
Veçanërisht gjatë fundjavave, bregu i qytetit të Vlorës përjeton një rritje të dukshme të numrit të vizitorëve, të cilët zgjedhin të kalojnë disa ditë relaksuese pranë detit.

