Dosja e grupit të drogës/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave Lura në Lalz

Publikuar me datë:

SPAK ka realizuar deri më tani kontrolle mbi 17 biznese dhe më shumë se 30 kompani të ndryshme që veprojnë në sektorin e ndërtimit.

Dokumentet e siguruara nga weblajm.com tregojnë se kontrollet kanë përfshirë kompaninë Lura shpk, e njohur për ndërtimin e vilave në Lalëz, të njohura si Lura 1, 2 etj.

Po ashtu, ndër kontrollet është përfshirë edhe administratori i kësaj kompanie, Dodë Doçi.

SPAK ka marrë autorizimin e gjykatës për të zhvilluar kontroll dhe sekuestro në subjektet që janë duke u hetuar.

Arsyeja e kontrolleve ndaj Lura dhe zotit Doçi mbetet e paqartë. Megjithatë, emri i tij figuron në dosjen hetimore që ka të bëjë me Salvador dhe Isa Aliu, të dyshuar për trafikim të 50 tonëve kokainë dhe pastrim parash në miliona euro.

Pjesë nga Dosja

Objektet e sekuestruara gjatë kontrollit përfshinë aparate telefonike, pajisje kompjuterike (kompjutera/laptop), USB, disa pajisje të tjera memorizuese, hard disk, blloqe dhe fletë shënimesh, kontrata shitjesh, kontrata bashkëpunimi, fatura likuidimi, si dhe dokumente që mund të jenë në dispozicion të kompanive të ndërtimit në lidhje me bashkëpunimin e tyre me shoqëritë tregtare/kompani ndërtimi, pronë e shtetasve Isa Aliu, Nikoll Bibaj dhe Shpetim Bibaj, si dhe telefonat celularë të administratorëve dhe kontabilistëve të këtyre shoqërive, si dhe çdo send tjetër që lidhet me këto vepra penale, që do të sekuestrohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...