Si tentoi “Grupi i Arubas” të futej në Top Channel dhe roli i Besnik Myftarit si “garanti” te Rama

Publikuar me datë:

Transkriptet e fundit që kanë dalë në dritë nga komunikimet sekrete në rrjetin SkyECC, mes të dyshuarve Alfred Hamzai dhe Ardian Zykaj, zbulojnë një situatë alarmante ku krimi i organizuar, pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit dhe përpjekja për të kontrolluar një nga mediat më të mëdha në Shqipëri, televizionin Top Channel, është përzierë në mënyrë të frikshme.

Një nga personazhet kyç të kësaj marrëveshjeje, që përfshin miliona euro dhe investitorë të njohur, është Besnik Myftari, drejtori i Top Channel, i njohur për grupin e Arubas si Beso ose Besua, i cili vepron si një lidhje e rëndësishme dhe garant i marrëveshjes.

Komunikimet e prillit 2020, të cilat janë bërë publike nga Zoom.al, tregojnë se “Grupi i Arubas”, i udhëhequr nga Artur Shehu, kishte synime që tejkalonin thjesht investimin e parave të drogës në ndërtim në Tiranë; ata përpiqeshin gjithashtu të siguronin një ndikim të fortë mediatic për t’u bërë të paprekshëm.

Më 7 nëntor 2020, Ardian Zykaj i dërgon një mesazh Alfred Hamzait, duke i shpjeguar se si blerja e një trualli prej 300 m² pranë ish-restorantit “Juvenilja” në Tiranë, për një çmim prej 100 mijë eurosh, do të krijonte një fitim të konsiderueshëm në ndërtim. Sipas tij, përfitimi më i madh do të ishte sigurimi i mbështetjes nga media.

“Dhe televizioni me Beson është top fare. Beheni të paprekshëm fare, derman. Kurse televizionin dhe web-sajtin si të dojë derdmani tha. Ne jemi nga krahu Besos,” shkruan Zykaj për Hamzain.

Plani përparon me shpejtësi. Më 23 nëntor 2020, Zykaj njofton se ka përfunduar një takim me “çunat e Capricos”, vëllezërit Adrian dhe Erjon Rama, për të ndarë përqindjet e pronës. Madje, në shenjë se gjithçka ishte e koordinuar, grupi fillon të lëvizë para të para në bankat për të nisur marrjen e kontrollit të strukturës mediatike.

“Se fola me Beson. Do bëjmë pagesën në bankë për televizionin,” shkruan Zykaj.

Roli i Besnik Myftarit – Besos: “Asi nën mëngë” që flet direkt me Ramën

Nga përgjimet e zbuluara, Besnik Myftari (Besua) nuk paraqitet thjesht si një bashkëpunëtor, por si garant kryesor i operacionit, personi që hidhte themelet për lejet e ndërtimit në nivelet më të larta të qeverisjes, dhe i dyshuar se kishte lidhje direkte me Kryeministrin Edi Rama.

Mesazhet zbulojnë se Myftari ndërmerr llogaritë e fitimeve, siguron grupin e strukturuar se lejet janë të garantuara dhe dërgon mesazhe nga lideri i qeverisë.

Drita jeshile nga Rama: Qysh në fillim, grupi ndihej i sigurt sepse Besua kishte marrë konfirmim nga kryeministri:

“Po Besua ma siguroi që do ndërtohet aty. Se i tha Rama. Dhe toka aty vlen se fiton në ndërtim shumë fare,” vazhdon Zykaj.

Besoja ofron garancitë e tij. Kur çështja lidhet me prishjen e “Juveniljes” dhe ndërtimin e pallatit të ri, Zykaj e siguron Hamzain se mbështetja është e patundur.

“Po po, Besua ka ndërhyrë që do ndërtohet… ai ma bëri llogarinë. Del Besua Garant.”

Nga “Juvenilja” në Palasë: “Marrim lejen, flas me Ramën direkt”

Ndikimi i Besnik Myftarit (Besos) nuk kufizohet vetëm te projekti i “Juveniljes”. Ai shfaqet në komunikimet e përgjimeve si njeriu që lëvizte kapitale të mëdha dhe garantonte leje ndërtimi direkt nga zyra e kryeministrit për zonat më strategjike të bregdetit jugor, siç është Palasa.

Më 23 nëntor 2020, Zykaj zbulohet një bisedë tjetër të rëndësishme me Myftarin.

“Dhe një gjë më tha Besua. Shumë e rëndësishme: kam disa investitorë të fortë shumë dhe flas me Ramën direkt. Për tokën në Palasë e marrim lejen,” vazhdojnë komunikimet.

Në mars të vitit 2021, rezultatet e intervenimeve të Besos shfaqen në realitet. Toka e blerë me “zarfe” të lëna nëpër banakë (siç përshkruhet në faqen 23 të dosjes) përfshihet zyrtarisht në lejen e ndërtimit.

“Besua e kishte futur në leje atë tokën që del në emrin tonë. Aty bëmë bingo më duket. Dhe Besua u fut që të tregojë se u morën lejen atyre te Rama,” rezulton nga bisedat në SkyEcc.

Komunikimet e SkyEcc zbulojnë një skemë të frikshme se si funksionon një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në Shqipëri. Ndërsa në publik diskutohet për investime strategjike, në prapaskenë, trafikantët trajtojnë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet, si dhe aksionet në televizione kombëtare si plaçkë që ndahet me përqindje, duke përdorur njohjet direkte me pushtetin si garanci për të shndërruar miliona eurot e fituara nga droga në pasuri të tjera të pastruara.

Nga Zoom.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related