Lajmëroi lajmin e rremë për vdekjen e babait të Messit, jep dorëheqjen prezantuesja e TV

Publikuar me datë:

Florencia Pena, prezantuesja e njohur televizive nga Argjentina, ka vendosur të japë dorëheqjen pas shpërndarjes së një informacioni të pasaktë në lidhje me vdekjen e babait të Lionel Messit, Jorge.

Pena, që është 51 vjeçe, bëri këtë njoftim në emisionin e saj El Shoë del Verano në Luzu TV, ku në një moment të transmetimit publikohet lajmi për Jorgen, 68 vjeç, që më vonë u vërtetua si i pavërtetë.

“I kërkoj falje familjes Messi për këtë moment të vështirë që imagjinoj se ata po e përjetojnë. Më vjen thellësisht keq për dhimbjen që kam shkaktuar”, tha ajo.

Ajo theksoi se informacione të gabuara iu dhanë nga ekipi i redaksisë gjatë transmetimit, siç u konfirmua më pas nga grupi i produksionit të programit. “E besova atë që më thanë dhe marr përsipër të gjitha pasojat,”- shprehu pena, duke e pranuar përgjegjësinë e saj.

“Nuk ndihem mirë; kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë një periudhë shumë e vështirë për mua. I kërkoj falje jo vetëm familjes Messi, por edhe të gjithë atyre që janë ndjerë të prekur nga kjo situatë. Faleminderit që më lejuat të shpreh veten,” përfundoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sindikata e pedagogëve mbështet protestat: Duhet transparencë në vendimmarrje

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka...

“Bona, jepe dorëheqjen”, Urdhri i Psikologut, mbledhje e re avazi i vjetër

Këtë të premte, Asambleja e Urdhrit të Psikologut u...

“Negociata me tradhtar nuk ka!”, protestuesi: Zgjedhje të parakohshme? E vendos sovrani!

Një nga organizatorët e lëvizjes qytetare që po zhvillon...

Ukraina godet dy ura hekurudhore në Krime, në shënjestër linjat e furnizimit të forcave ruse

Forcat ukrainase kanë realizuar një sulm të rëndësishëm mbi...