Ish-Banori i BBV Seno Fishta sulmon presidentin e Vllaznisë/ Lëshoje Vllazninë. Merru me shah

Publikuar me datë:

Reagimi i plotë

“Struci Alban Xhaferi”

Barra me situatën që asht Vllaznia dhe që e kanë marrë përsipër Vioresin Sinani, Edi Martini e Ergi Borshi, asht sakrificë e shkodranit me zemër ❤️💙.

Vllaznia ka nevojë për ekip që me ba ciklin si po e ban Egnatia. Këto fjalë ia kam thanë edhe Presidentit para 3 a 4 vjetësh në Francë.

Por dëshira dhe mundësia nuk bahen bashkë.

Du me e kuptu situatën që asht në vështirësi, se qysh se ka hi te Vllaznia e Basketbollit ka hi me delir dhe sporti asht i randë, të mban brenda e s’din me dalë.

Vitin që erdhi te futbolli iu bashkuan shumë njerëz me energji pozitive, por i ktheu tanë kundër: Bashkinë, lojtarë, ish-lojtarë, tifozë etj.

Nuk asht marre mos me pasë. E vështirë asht kur hin në borxhe. E kam provu edhe vetë.

Por një diçka kisha dashtë me i thanë: Vllaznia asht biznes privat, por asht ndryshe. Asht identiteti i Shkodrës.

Këto fjalë t’i kam thanë edhe në Francë, por fillove me folë edhe jashtë etikës, ashtu si je tu u folë edhe shumë lojtarëve që kërkojnë rrogat.

Problemet kanë ardhë se i ke ba gjanat pa asnjë vizion afatgjatë, pa asnjë frymë bashkëpunimi dhe mirënjohjeje për çdo njeri që e don Vllazninë.

Por mendjen e pate për dekorata dhe me tregu që je ti.

Kur s’ke lekë, s’ke drejtë fjalët…

Të kam përgëzu shumë herë, të kam kritiku shumë herë dhe çdo gja si e kam lexu unë situatën.

I kam ra Bashkisë për çdo situatë që ka ba në disfavor të ekipit dhe e kam përgëzu kur ka ba gja të mirë.

S’ka mbetë kush me i dalë zot, as me kritikat tona e as me marrë merita me fjalët tona.

Ça thojmë na si tifozë, i thojmë si e mendojmë.

Kam thanë para shumë vitesh se duhet me kriju ekip që me futë lojtarë të rij. Ja pa Europë, ja po kjo, ja po ajo.

350 mijë euro merr në Europë, e harxhon 1.5 milion euro me kapë Europën dhe prapë s’del kampion. E vështirë se del kështu.

Kukësi e theu Skënderbeun me këtë format si ti, por kishte ndihmë prej arbitrave etj.

Ty s’të dojnë ma lojtarët e tu, e jo ma në FSHF.

Sinqerisht më vjen keq.

Por të isha lutë, po erdhi dita me e lanë, lene në duar të sigurta.

Mos ban krimin që bani Voltana Ademi.

Ti prapë rri te sporti kuq e blu. Merr ekipin e shahut, se kam besim që do t’i bash 5 a 6 terrene sportive për ekipin e shahut dhe do të na nderosh në arenën ndërkombëtare.

Mos harro me marrë Sekretarin dhe Hoxhën me vedi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se...

Imeldi Sokoli: Dy vite pas djegies së tregut në Perash, ende asnjë zgjidhje për tregtarët

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga Partia Demokratike,...

EMRAT/ Tragjedi në Tale! Mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e...

Mbrojtja Civile në fokus, Forcat e Armatosura rrisin koordinimin me institucionet

📍 Në kuadër të angazhimit të Forcave të Armatosura...