Berisha: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë në Jalë për 54 mijë euro

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar publikisht një aferë të re që lidhet me grupin kriminal të Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Shpëtim Aliut.

Denoncimi i Berishës thekson se Isa Aliu ka blerë 15 mijë metër katrorë tokë buzë detit në Jalë me një çmim jashtëzakonisht të ulët vetëm 54 mijë euro gjithsej.

Berisha theksoi se në krye të skemës së pastrimit qëndronte Isa Aliu, vëllai i Shpëtim Aliut, i cili kishte blerë prona në zonën turistike të Jalës me çmime jashtëzakonisht të ulëta.

Ai akuzoi se këto transaksione janë shembull i “narkoshtetit të Edi Ramës”.

Berisha: Goditja e fundit ndaj grupit Dritan Gjika, Eldi Dizdari, Shpëtim Aliu, ka çuar në konfiskimin e një mori asetesh dhe kompanish, kryesisht nëfushën e ndërtimit dhe turizmit, që përdoreshin për pastrimin e parave të drogës.

Në krye të pastrimit të parave qëndronte Isa Aliu, vëllai i Salvadorit, Shpëtimit, figura qendrore që furnizonte grupin Dizdari-Gjika, përgjegjës për trafikimin e 50 tonë kokainë vetëm përgjatë vitit 2020-2021.

Por ju tani do njiheni me habinë e re të narkoshtetit të Edi Ramës.

Në pronat e sekuestruara mes të tjerash bie në sy edhe sekuestroja që i bëhet pronave të një ndërtimi që po zhvillohej në zonën e Vunoit.

E keni parasysh Vunoin ju, nuk është gjë Surreli se ç’është Vunoi, ose të themi fshati i Edvinit dhe dajë Kolekës.

Të gjitha të drejtat reale për pasuritë e paluajtshme që përfitohen nga subjekti Seavieë Development dhe Aliu Road House nëpërmjet aktit noterial kryerje punimesh për ndërtimin e hotelit Zig-Zag, me pesë yjë dhe mbi 200 dhoma, në Jalë, Himarë për të cilin shoqëria Navalno Group ka marrë përsipër bashkëfinancimin në masën 40 përqind dhe lejen e ndërtimit nga AZHT, thuhet në njoftimin që ka bërë SPAK për këtë hotel.

Nga hulumtimet tona rezulton se Seavieë Development është bijë e kompanisë Aliu Road House dhe ka aplikuar për leje ndërtimi në AZHT në 29 prill të këtij viti dhe ishte i 41-ti në listën e diskutimeve.

Leje ndërtimi për objektin hotel Iberostar Resort me pesë yje, me një, dy, tre dhe katër kate mbi tokë dhe një gjer në pesë kate mbi tokë, me vendndodhje në Jalë, Bashkia e Himarës me objekt zhvillues shoqërinë Seavieë Development.

Por ajo që bie në sy është se toka që Isa Aliu ka blerë në breg të detit në Jalë është me çmime jashtëzakonisht të ulëta, qesharake.

Këtë zonë në tokën kadastrale me një sipërfaqe prej 15 mijë metër katrorë, Isa Aliu e ka blerë me vetëm 6 milionë lekë të reja ose me kursin e kohës e ka blerë gjithsej me 54 mijë euro.

I bie 3-4 euro metri katror.

Përkatësisht, pasuria me numër 3614, 4400 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 760 mijë lekë.

Pasuria numër 33615, 4200 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 1 milion e 680 mijë lekë.

Pasuria numër 33616, 6600 metër katrorë, zona kadastrale 3844 është blerë me 2 milion e 560 mijë lekë.

Pra, siç e shikoni, pranë gjithsej 15 mijë metër katrorë tokë të blera vetëm për 400 letër metri katrorë apo 3.2 euro metri katror.

Shiheni ku toka është blerë me 3.2 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se...

Imeldi Sokoli: Dy vite pas djegies së tregut në Perash, ende asnjë zgjidhje për tregtarët

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës nga Partia Demokratike,...

EMRAT/ Tragjedi në Tale! Mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e...