Policia e Shtetit ka vazhduar me procesin e ristrukturimit të drejtuesve në nivel vendi, duke realizuar një tjetër valë emërimesh për disa nga komisariate kryesore.
Ndryshimet prekin Tiranën, Vlorën, Korçën, Krujën, Lezhën dhe shumë qytete të tjera, ku janë emëruar shefa të rinj për komisariate.
Emrat e drejtuesve të rinj të komisariateve janë si më poshtë:
Ervin Hasrama – Shef i Komisariatit Nr. 1, Tiranë
Florenc Sulçe – Shef i Komisariatit Nr. 4, Tiranë
Feliks Hodaj – Shef i Komisariatit të Vlorës
Emiljan Pashaj – Shef i Komisariatit të Korçës
Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Këto lëvizje ndodhin pak ditë pas ndryshimeve të tjera, kur Policia e Shtetit emëroi gjithashtu drejtues të rinj për disa drejtorive vendore në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Fier.
Në kuadër të këtyre emërimeve, Ermal Muça është caktuar në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Edvin Ndreu është emëruar drejtor i Policisë së Vlorës, ndërsa Erion Ahmeti ka marrë konfirmimin zyrtar në drejtimin e Policisë së Fierit, pozita që e mbanin më parë me komandim.
Në të njëjtën kohë, Ervin Hodaj vazhdon të udhëheqë Policinë e Durrësit.

