Trupi i një burri në Londër gjendet në pjesën e poshtme të avionit në aeroportin Gatwick

Publikuar me datë:

Trupi i një burri është zbuluar në pjesën e poshtme të një avioni të “Air Arabia”, i cili kishte aterrur në aeroportin Gatwick të Londrës pas një fluturimi nga Maroku.

Sipas raportimeve nga BBC, shërbimet e emergjencës u thirrën për të ndërhyrë menjëherë pas gjetjes së trupit në avionin që kishte mbërritur nga qyteti i Tanxherit, rreth orës 11:45 të mëngjesit të martën.

Një zëdhënës i aeroportit nga West Sussex ka konfirmuar këtë ngjarje dhe ka shprehur se ekipet e aeroportit janë në bashkëpunim me policinë dhe mjekun ligjor për hetimin e situatës.

Autoritetet britanike kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie, ndërsa ende nuk janë publikuar informacionet lidhur me identitetin e viktimës ose me mënyrën se si ai ka arritur në atë pjesë të avionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, kush janë drejtuesit e rinj të komisariateve

Policia e Shtetit ka vazhduar me procesin e ristrukturimit...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

Një operacion i bashkërenduar mes autoriteteve belge dhe franceze...

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër

Një zjarr është shpërthyer në një zonë me barishte...

“Kujdes drutë te vila e shefes”. Përgjimet që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut

Për një periudhë 1 vjeçare thuajse të gjithë puntorët...