Zegjine Çaushi debat me Korreshin te Ligjet: Ti mezi fitove mandatin! Deputeti ia kthen: Po ti që s’fitove hiç?

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ishte e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes Saimir Korreshit, deputet i Partisë Demokratike, dhe Zegjine Çaushi, deputete e Partisë Socialiste, duke e devijuar debatin për disa minuta nga çështjet e rendit të ditës.

Konflikti i fjalëve filloi kur Çaushi komentoi mandatin e Korreshit me tonin: “Mezi fitoi me të shtytur.” Kjo e nxiti deputetin demokrat të reagonte, duke e vendosur në pikëpyetje mënyrën e hyrjes së deputetes socialiste në Kuvend.

Debati vazhdoi me nuanca ironike, me të dy deputetët që shkëmbyen komente mbi zonat që përfaqësojnë dhe legjitimitetin e mandateve të tyre parlamentare.

Pjesë nga debati:

Korreshi: “Unë nuk fola për Roskovecin, për ato çështje në Lushnjë që i di, kam të drejtë. Kur të vij në Roskovec, atëherë ti…”

Çaushi: “Hajde kur të duash.”

Korreshi: “Po më bëre ftesë…”

Çaushi: “Po patjetër, hajde.”

Në këtë pikë, ndërhyri ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, duke kërkuar që diskutimi të rikthehej në çështjet që po shqyrtonte komisioni.

Manja: “Zoti Korreshi, mbaruat me pyetjet? Vazhdoni me pyetjet.”

Korreshi: “A do më lësh në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?”

Manja: “Rri në Lushnjë më mirë.”

Pas kësaj, Korreshi iu drejtua deputetes socialiste me akuza në lidhje me legjitimitetin e mandatit të saj.

Korreshi – Çaushit mbi mandatin e deputetit: “Ti nuk fitove me merita. I tha Bela asaj: ‘Hiqe këtë’. Nuk e more ti. Ajo dha dorëheqjen një nga Lushnja për t’i hapur rrugë Gazit. Kujdes me mua! Ajo dha dorëheqjen sepse i thanë: ‘Alo! Shpejt se do hyjë shoqja Zegjine’. Ta dinë shqiptarët. Ti fitove hiç e hiç, por s’fitova unë.”

Pas ndërhyrjes nga kryesuesit e mbledhjes, diskutimet u rikthyen në rendin e parashikuar të punimeve të Komisionit të Ligjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe