Protestuesi për marshimin në Rinas: Mijëra njerëz vendosën të ecin në këmbë 15 km, se u ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri

Publikuar me datë:

Njëri prej protestuesve, i cili pas marshimit në Rinas dy ditë më parë u procedua në gjendje të lirë ka bërë në shesh një propozim për vijimin e protestës.

I riu deklaroi se propozon që vijimi të votohet në shesh nga studentët dhe t’i tregohet botës se dinë të numërojnë votat dhe jo si politikanët që i vjedhin.

Ndërsa sa i përket marshimit ai tha se ata që marshuan ishin të moshave të ndryshme dhe treguan pakënaqësi me faktin që bënë kilometra të tëra deri në orën 02:00 të mëngjesit.

“Po procedohemi në gjendje të lirë për marshimin e dy ditëve më parë. Ka shumë mësime që duhet të nxirren nga ai marshim pasi u tha se populli se u mashtrua, u mashtrua por nga ju.

Populli marshoi deri në orën 02:00, kishte gjyshe, vajza, djem, burra që vendosën të marshonin, iu ka ardhur në majë të hundës me këtë qeveri.

Ka njerëz që thonë se fonia duhet të hiqet, por mendoj se do të zbehet protesta pasi prezenca e mediave duhet të jetë e fortë.

Duhet të votojmë dhe studentët të vendosin sesi do të zhvillohet protesta. Të kalojmë një kuti dhe me letra me shkrim të vendosim.

Bota habitet sesi 100 mijë veta lëvizin pa shqetësuar askënd, t’i tregojmë botës se dimë të numërojmë votat”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërhynë pa leje gjatë seancës, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika...

Tensione në Kuvend/ Deputetët demokratë bllokojnë Foltoren, afrohet Garda

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Kuvend. Deputetët...

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi.Deputetët që hynin...