Një qytetare nga sheshi Skënderbej, para nisjes së protestës, dërgoi një apel të fuqishëm drejtuar shqiptarëve, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë një revoltë.
Ajo e theksoi se situata në vend është alarmante.
“Halli im është si nënë. Djali im është i papunë, pavarësisht se ka përfunduar studimet. Nuk ka linja hekurudhore, nuk ka fabrika, as vende të tjera pune. Kështu, shumë njerëz po e lënë Shqipërinë. Unë kam jetuar jashtë, por u ktheva sepse atdheu im është në rrezik. Po e shkatërrojnë atdheun. Ky është rezultat i keqadministrimit të tyre. Nuk duhet të qëndrojmë të qetë, por duhet të ngremë zërin dhe të protestojmë.”, theksoi ajo.

