Qytetarja nga sheshi: “U ktheva nga emigrimi, të shpëtoj atdheun tim. Të ‘zgjohemi’ nga gjumi, të ngremë zërin me protestë”

Publikuar me datë:

Një qytetare nga sheshi Skënderbej, para nisjes së protestës, dërgoi një apel të fuqishëm drejtuar shqiptarëve, duke i inkurajuar ata të zhvillojnë një revoltë.

Ajo e theksoi se situata në vend është alarmante.

“Halli im është si nënë. Djali im është i papunë, pavarësisht se ka përfunduar studimet. Nuk ka linja hekurudhore, nuk ka fabrika, as vende të tjera pune. Kështu, shumë njerëz po e lënë Shqipërinë. Unë kam jetuar jashtë, por u ktheva sepse atdheu im është në rrezik. Po e shkatërrojnë atdheun. Ky është rezultat i keqadministrimit të tyre. Nuk duhet të qëndrojmë të qetë, por duhet të ngremë zërin dhe të protestojmë.”, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related