Alimehmeti flet për protestën: Reagimet e Ramës tregojnë frikë!

Publikuar me datë:

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, vlerësoi se protesta e organizuar kundër qeverisë është një nga ngjarjet më të veçanta, pasi sipas tij, ajo është ndihmuar dhe mbështetur nga vetë qytetarët.

Ai theksoi se reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj protestës, përfshirë minimizimin e situatës dhe akuzat ndaj organizatorëve, pasqyron frikën dhe shmangien nga përballja me pakënaqësitë e popullit.

Alimehmeti argumentoi se Rama po tenton të shmangë përballjen me realitetin politik dhe shoqëror, duke krijuar narrativë të ndryshme dhe akuza për të larguar vëmendjen nga çështjet thelbësore.

Kjo është një nga protestat më të jashtëzakonshme, sepse është organizuar nga vetë njerëzit. Çdo individ që ka dalë ka sjellë shqetësimin e tij; natyrisht momenti i rëndësishëm ishte çështja e Zvërnecit, e cila e preku të gjithëve. Tani, çdokush ka arsyen për të mbështetur këtë protestë, ku emëruesi i përbashkët është dorëheqja e Edi Ramës. Sigurisht, Edi Ramës kjo nuk i pëlqen, ndaj ai gjen justifikime, ofendime, dhe minimizime për të shmangur përballjen me këtë akuzë. Kur populli del në shesh dhe i thotë “largohu”, ai e bën këtë sepse, përveç pengesave që i ka bërë të rinjve, nuk ka kontribuar në zhvillimin normal të vendit. Ne duam një zhvillim në përputhje me standardet perëndimore, sepse të rinjtë tanë nuk ikin drejt perëndimit për të gjetur më shumë mundësi, por për shkak se atje ndihen të mirëpritur dhe të mbështetur.

Ai e ka të vështirë të pranojë këtë dhe, si pasojë, merret me gjëra krejtësisht të parëndësishme. Kur ai mendon për agjentura dhe teori të ndryshme, është vetëm për të shmangur një realitet të thjeshtë që ka përballë. Pra, ai krijon çdo lloj situate, me qëllim që të mos pranojë realitetin. Ne e dimë se mospranimi i realitetit është një tregues i qartë i një problemi mendor. Në këtë aspekt, gjykimi është shumë i lehtë. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të kuptohet se në këtë moment, në bulevard, kanë ardhur forca të shumta për të mbështetur protestën”, tha Alimehmeti, mes të tjerash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qytetarët nisin marshimin rrugëve të kryeqytetit në ditën e 17-të

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit...

Tërmeti në Indonezi, viktima dhe të plagosur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ka goditur...