Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, ka nënshkruar sot kontratat me klubet sportive për të siguruar shpërndarjen e fondeve në kuadër të bashkëfinancimit të programeve të punës për vitin 2026.
Me përputhje me vendimin për shpërndarjen e fondeve nga Konkursi Publik për bashkëfinancimin e aktiviteteve sportive, Komuna e Tuzit ka alokuar një shumë totale prej 36.000 euro për avancimin e sportit lokal.
# Shpërndarja e mjeteve është si më poshtë:
FK “Malesija 2010” – 13.400 €
FK “Tuzi” – 6.000 €
FK “Milesh” – 4.000 €
Klubi i vallëzimit “Tip Toe” – 5.300 €
Xhudo Klubi “Deçiq” – 3.900 €
Taekwondo Klubi “Alba” – 3.400 €
Komuna e Tuzit vazhdon të angazhohet për mbështetje të fortë ndaj sportit dhe për krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e aktivitetit sportiv, me një fokus të veçantë te rinjtë.

