Policia e Shtetit: “Duken si ëmbëlsira por përmbajnë drogë, bëni kujdes nëpër shkolla”

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit, e udhëhequr nga Skënder Hita, ka informuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit mbi një rrezik në rritje që kërcënon nxënësit, i lidhur me një formë të re trafikimi dhe përdorimi të substancave psikoaktive.

Në një komunikim të dërguar institucioneve arsimore, policia shpreh shqetësimin për produktet e quajtura “Edibles”, të cilat, në dukje, duken si artikuj ushqimorë të zakonshëm, por përmbajnë nivele të larta të THC-së, përbërësin kryesor psikoaktiv të kanabisit.

Sipas informacionit nga autoritetet, këto produkte shpesh tregtohen në forma si xhelatina, karamele apo haribo, duke i bërë ato jashtëzakonisht tërheqëse dhe të vështira për t’u identifikuar nga fëmijët dhe adoleshentët.

Policia thekson se konsumimi i këtyre produkteve mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin, sidomos për të miturit, duke ndikuar negativisht në gjendjen e tyre psikologjike dhe fizike.

Me anë të këtij njoftimi, autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të shkollave, mësuesve, prindërve dhe nxënësve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të angazhohen në rritjen e ndërdijes për rreziqet që sjellin këto produkte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksioni i SPAK, Këlliçi: Rama, arkitekti dhe kumbari i pastrimit të parave të drogës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka theksuar se...

Alimehmeti flet për protestën: Reagimet e Ramës tregojnë frikë!

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,...

“Rama n’burg, Berisha n’burg!”, protestuesit arrijnë në kryeministri

Protestuesit, në rrugën e tyre drejt Kryeministrisë, kanë shprehur...