VIDEO/ Momenti kur 22-vjeçari me shpejtësi skëterë përplaset për vdekje me skafin e Policisë në Ksamil

Publikuar me datë:

Ky është momenti kur 22-vjeçari Albiano Kreçi humb kontrollin e mjetit lundrues dhe përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, aksident që i kushtoi jetën.

Në video shihet mjeti i të riut me shpejtësi të lartë duke u përplasur me skafin e Policisë Kufitare.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë 22-vjeçari humbi jetën. Menjëherë pas ngjarjes, efektivët e policisë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për ta nxjerrë të riun nga deti dhe për t’i dhënë ndihmën e parë. Ai u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, rreth 400 metra larg bregut të Ksamilit. Policia bëri me dije se i riu po drejtonte një mjet lundrues tip “jet ski” (makinë lundruese), kur dyshohet se u përplas me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar në det gjatë kryerjes së detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës caktoi sot çmimet e reja të...

Grup kriminal e trafik droge, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 10 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore...