“Revoltë!”/ Sheshet dhe rrugët plot, mbahet sot protesta e 17 në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Publikuar me datë:

Tirana pritet të jetë edhe këtë të martë skena e një mobilizimi të madh qytetar, teksa në orën 18:00 mijëra protestues do të mblidhen në protestën e 17-të radhazi për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ashtu si në ditët e mëparshme, pjesëmarrësit do të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku do të ndalen përpara godinës së Kryeministrisë. Pas tubimit, protestuesit pritet të vijojnë marshimin paqësor nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke krijuar edhe një herë një prani masive në zemër të Tiranës.

Qëndresa qytetare ka hyrë tashmë në javën e tretë, me organizatorët dhe pjesëmarrësit që shprehen të vendosur të vazhdojnë protestat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata e konsiderojnë këtë lëvizje si një reagim ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga presioni publik.

Edhe gjatë protestës së një dite më parë, mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa në tubimin përpara Kryeministrisë u dëgjuan vazhdimisht thirrje si “Rama jepe dorëheqjen”, slogan që është shndërruar në simbol të këtyre protestave. Mes thirrjeve të tjera të dëgjuara ishin edhe “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ju erdhi fundi”.

Me pjesëmarrje të lartë dhe marshime që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit ditë pas dite, protesta e sotme pritet të jetë një tjetër demonstrim i rëndësishëm i mobilizimit qytetar dhe i kërkesave të artikuluara nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se ndryshimet ligjore...

Polemika në Botëror, sulmuesi i Iranit feston golin me të shtëna, drejt publikut

Festimi i Mohammad Mohebi të Iranit pas golit të...

‘Dyer të mbyllura për të rinjtë’/ Aktori: Pse po ikin sërish të diplomuarit nga Shqipëria

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, aktori dhe protestuesi...