Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

Publikuar me datë:

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia,në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Menjëherë pas kësaj forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendgjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Për shkak të lartësisë së apartamentit, ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e vështirë, por kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në mënyrë që mos të përfshiheshin hyrjet e tjera.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihet shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related