“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Publikuar me datë:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë gjatë vitit 2025, duke paraqitur një panoramë që tregon rritje të ndjeshme të numrit të procedimeve penale dhe materialeve të trajtuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Megjithatë, përtej shifrave në rritje, të dhënat nxjerrin në pah edhe sfida serioze që lidhen me nivelin e kriminalitetit dhe kapacitetin e institucioneve për ta përballuar atë.

Sipas raportimit, gjatë vitit 2025 u trajtuan mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, një rritje prej 8.55% krahasuar me vitin pararendës. Gjithashtu, u ndoqën mbi 50 mijë procedime penale, ose 5.35% më shumë se në vitin 2024.

Nga këto, më shumë se 27 mijë ishin procedime të reja të regjistruara, ndërsa mbi 22 mijë procedime rezultojnë të mbartura nga vitet e mëparshme.

Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës së punës vazhdon të mbetet e pazgjidhur, duke reflektuar problematika të vazhdueshme në përfundimin e çështjeve brenda afateve të arsyeshme.

“U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24.  Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara.

Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me  9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me rreth 2% të totalit. Sa i përket koeficientit të kriminalitetit lidhur me procedimet e regjistruara për 100,000 banorë , në 2025 ky koeficient ishte 1145 ndërsa në 2024 ishte 1037. Raporti mes krimeve dhe kundërvajtjeve kriminale rezulton se 76% janë krime dhe 24% i përkasin kundërvajtjeve.

Veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve, janë ato kundër rendit dhe sigurisë publike me 33% rritur 13% krahasuar me 2024. Vjedhja e pasurisë përbën 21% të numnrit të procedimeve të regjistrimeve me ulje 2%, veprat penale kundër familjes përbëjnë 7% me rritje prej 2%. Veprat penale që cënojnë regjimin juridik të tokës janë 8% dhe kanë pësuar një rritje prej 51 përqind. Veprat penale kundër shkatërrimit të pronës përbëjnë 3% ato kundër shëndetit 3%” – tha Olsian Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related