Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në seancën paraprake në GJKKO me të pandehur Petrit Çakraj dhe Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj.
Sipas raportimeve, të pandehurit kanë dhunuar njëri-tjetrin ndërsa ndodheshin në kafazin e xhamit, por nuk dihen ende shkaqet.
Seanca ka qenë pa praninë e mediave, ndërsa të pandehurit akuzohen për vrasjen dhe hedhjen në lumë të 23-vjeçarit në Klos, Renis Dobra.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.

