BKH zbarkon në vilën dhe zyrat e Samir Manes, sekuestrohet telefoni i biznesmenit

Publikuar me datë:

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për një prej dosjeve më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave.

Kontrollet janë kryer me vendim të GJKKO-së, ndërsa burime për Albeu.com bëjnë me dije se gjatë operacionit është sekuestruar edhe telefoni celular i biznesmenit, i cili pritet t’i nënshtrohet verifikimeve të mëtejshme nga hetuesit.

Ky zhvillim vjen si vijim i megaoperacionit të SPAK, që goditi tre grupe të dyshuara kriminale, të cilat sipas hetimeve dyshohet se kanë vepruar në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe pastrimit të parave. Në qendër të dosjes janë grupet e lidhura me Artur Shehun, Artur Koçekun, i njohur edhe si Luçiano Koçeku, dhe Alfredo Hamzain.

Sipas materialeve hetimore, të ardhurat e përfituara nga trafiku i drogës dyshohet se janë kanalizuar në sektorin e ndërtimit, përmes investimeve të dyshimta dhe lidhjeve me biznesmenë të ndryshëm. Në dosje përmenden emrat e Ilir Shtufit dhe Orest Sotës, si persona përmes të cilëve dyshohet se janë investuar para me burim kriminal në projekte ndërtimi.

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe dyshime për investime në projektin Green Coast në Palasë, një nga resortet më të njohura në bregdetin shqiptar, në pronësi të biznesmenit Samir Mane.

Emri i Manes rezulton i përmendur në materialet hetimore të SPAK, ndërsa kontrolli i kryer nga BKH në banesën dhe zyrat e tij shihet si një lëvizje e rëndësishme e hetuesve për të verifikuar lidhjet, komunikimet dhe materialet që mund të kenë vlerë për dosjen.

Burime pranë hetimit konfirmojnë se gjatë kontrolleve janë sekuestruar pajisje dhe materiale të ndryshme, të cilat do të analizohen nga SPAK dhe BKH. Telefoni celular i biznesmenit është një nga provat materiale të marra për ekspertim, me qëllim verifikimin e komunikimeve dhe kontakteve që mund të lidhen me çështjen nën hetim.

Deri në këtë fazë, nuk ka një reagim publik nga Samir Mane për kontrollet e kryera në vilën dhe zyrat e tij, ndërsa SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar të detajuar për rolin e tij në këtë dosje.

Kontrollet ndaj një prej emrave më të mëdhenj të biznesit në Shqipëri e zgjerojnë edhe më tej rrezen e hetimeve të SPAK, duke e zhvendosur fokusin nga grupet kriminale të trafikut të drogës drejt sektorëve ku dyshohet se janë pastruar milionat e përfituara nga aktiviteti kriminal. /albeu.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]