Rreth 700 raste të konfirmuara me ebola, të paktën 139 viktima në Kongo

Publikuar me datë:

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit me virusin e ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (DRK) ka arritur shifrën prej 689, duke përfshirë 139 raste fatale, sipas një raporti të fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore të vendit.

Gjatë të enjtes, janë regjistruar gjithsej 17 raste të reja të konfirmuara, përfshirë pesë vdekje, të gjithë të ndodhur në provincën e Iturit, siç njofton Xinhua.

Epidemia, që është shkaktuar nga variante e virusit të ebolës Bundibugyo, ka prekur 29 zona shëndetësore në tri provinca të lindjes: Ituri, Kivu i Veriut dhe Kivu i Jugut.

Sipas mediave, deri të enjten janë identifikuar gjithsej 168 raste të dyshuara, me 64 të raportuara si vdekje.

Raporti gjithashtu përmend disa pengesa operacionale, përfshirë hezitimin për të pranuar autopsitë, kapacitete të pamjaftueshme në qendrat e trajtimit për ebolën, mungesën e materialeve për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve në Kivu të Veriut, raportimi i dobët për emergjencat në tri provinca, si dhe një deficit financiar prej 21.5 milionë dollarësh amerikanë.

Dy vdekje të lidhura me ebolën janë regjistruar gjithashtu në një kamp për të zhvendosur brenda vendit në Ituri, sipas një raporti të lëshuar të enjten nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Epidemia aktuale, e shpallur zyrtarisht më 15 maj nga Ministria e Shëndetësisë e DR Kongos, është shpërthimi i 17-të i ebolës në vend, që nga identifikimi i virusit për herë të parë në vitin 1976.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestuesit i hapin rrugën ambulancës

Protestuesit të cilët kanë nisur marshim nëpër rrugët e...

Autobusi në Shëngjin del nga rruga, përfundon në kanal

Një autobus që i përket një agjencie turistike ka...

Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Autoritetet belge kanë kërkuar deri në pesë vjet burg...