Botërori amerikan shënon një tjetër rekord, do të jetë më ndoturi në histori

Publikuar me datë:

Ka një rekord që Kupa e Botës në Amerikën e Veriut e ka thyer tashmë: do të jetë Botërori më ndotës në histori. Sipas një vlerësimi të përgatitur nga Greenly, një kompani e specializuar në teknologjitë klimatike, emetimet totale pritet të arrijnë në rreth 7.8 milionë tonë CO₂, ose rreth 2.1 herë më shumë se shifra zyrtare e regjistruar në Botërorin e Qatar në vitin 2022.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme lidhet me strukturën e këtyre emetimeve.

Gjatë Botërorit të kaluar, Katari ndërtoi shtatë stadiume të reja nga e para, duke gjeneruar emetime të konsiderueshme të lidhura me ndërtimin e infrastrukturës. Ndërsa në turneun që ka nisur tani do të përdoren stadiume ekzistuese, ndaj ndikimi i infrastrukturës në emetimet totale do të përbëjë vetëm 3% të totalit.

Nga ana tjetër, udhëtimet e tifozëve përbëjnë rreth 87% të gjurmës së përgjithshme të karbonit, pasi për të ndjekur ndeshjet, tifozët duhet të lëvizin mes tre vendeve të ndryshme të Amerikës së Veriut dhe të përshkojnë distanca shumë më të mëdha krahasuar me ato të Botërorit të Katarit.

Për këtë arsye, pavarësisht përdorimit të stadiumeve ekzistuese, Botërori i zhvilluar në Amerikën e Veriut pritet të mbetet eventi me ndikimin më të madh mjedisor në historinë e Kupave të Botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]