SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës

Publikuar me datë:

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku janë lëshuar 20 masa arresti kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, janë sekuestruar edhe 138 milionë euro nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, një nga administratorët e të cilës është Redi Struga.

Sipas gazetares Klodiana Lala, “Albanian Land Development” ka luajtur rolin e ndërmjetësit me kompanitë e vëllerëzve Al -Kajat nga Katari, të cilët investojnë krah dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar edhe pasuri të lidhura me persona të tjerë. Konkretisht, janë vendosur në sekuestro prona të Erion dhe Adrian Ramaj, nipat e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, i vrarë në fillim vitet 2000. Bëhet fjalë për vila që gjenden në zonën e Green Coast në Palasë.

Në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 20 masa sigurie, 15 prej të cilave arrest me burg dhe 5 të tjera arrest në shtëpi. Mes tyre janë biznesmenë të lidhur me Belinda Ballukun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qukës, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Qukës, pranë...

EMRAT/ Parcelë me kanabis në Dibër, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

Policia e Dibrës ka arrestuar sot një 43-vjeçar nga...

Protesta te Kryeministria dhe përvjetori i PS-së, ja rrugët që do bllokohen në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar bllokimin e rrugëve në...