DETAJE nga operacioni i SPAK, 20 masa sigurie për biznesmenë të lidhur me Ballukun /EMRAT

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Sipas informacioneve paraprake në total janë lëshuar 20 masa sigurie, mes tyre edhe biznesmenë.

Sipas raportimeve, në pranga, mësohet se ka rënë biznesmeni, Orest Sota, ndërsa masë sigurie ‘arrest me burg’ është lëshuar dhe për biznesmenët Artur Shehu e Ilir Shtufi (ky i fundit përmendej edhe në dosjen e Ballukut). Masa e sigurisë për Shehun dhe Shtufin nuk është ekzekutuar pasi ndodhen jashtë vendit.

Po ashtu masë sigurie “arrest me burg” është lëshuar edhe për biznesmenët Edmond Jaupi (gjithashtu i përmendur në dosjen Balluku) dhe Orges Birçaj.

Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të dalin në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related