‘Korigjimi i padrejtësisë të lobuar nga Rama-Soros’/ Berisha: Mirënjohje administratës Trump dhe çdo demokrati shqiptar…

Publikuar me datë:

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka njoftuar se Departamenti Amerikan i Shtetit ka rishqyrtuar çështjen e tij, duke hequr kufizimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara për të dhe familjarët e tij.

Në një reagim në Facebook, Berisha e cilësoi vendimin si korrigjim të një padrejtësie dhe falënderoi administratën amerikane, mbështetësit dhe votuesit e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime.

Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike.

Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tentoi të grabiste një bankë me pistoletë lodër, arrestohet autori në Shkozë

Një tentativë për grabitjen e një banke është regjistruar...

Protesta masive/ KASH thirrje Ramës: Mjaft me arrogancë! Jep llogari te qytetarët

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar për protestën...

Arkitektët dhe punëtorët e vilës F-6 nxjerrin zbuluar Ballukun. Ja kur SPAK do t’i drejtohet Kuvendit

Nga Elton QynoDeklarimet e arkitektëve të mobilimit dhe punëtorëve...