Sulmohet autobusi me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë

Publikuar me datë:

Sot në Malishevë është raportuar një incident serioz, ku një autobus është goditur me armë zjarri në fshatin Pagarushë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar këtë ngjarje.

‘‘Rreth orës 12:10, kemi marrë një njoftim për një sulm me armë zjarri ndaj një autobusi në fshatin Pagarushë, ku menjëherë janë dërguar njësitë përkatëse policore në vendngjarje’’, ka deklaruar Policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se personi i dyshuar për sulmin është arrestuar, ndërsa një armë zjarri e tipit AK-47 është sekuestruar.

‘’Si pasojë, i dyshuari është marrë në arrestim dhe, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për një periudhë prej 48 orësh. Armë e llojit AK-47 është gjithashtu e sekuestruar. Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur të lënduar, ndërsa rasti është regjistruar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është duke u hetuar’’, raporton Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...