Revolta masive! Shkrimtarja Lea Ypi reagon për protestën e 11-të në Tiranë, publikon pamje nga tubimi: Shumë krenare!

Publikuar me datë:

Akademikja dhe shkrimtarja shqiptare Lea Ypi ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj për protestën masive që po vijon në Tiranë.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ypi ndau një foto nga grumbullimi i qytetarëve në kryeqytet, ku mijëra protestues shihen të mbledhur përballë Kryeministrisë. Krahas imazhit, ajo zgjodhi të përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Shumë krenare”.

Postimi i saj u shoqërua me këngën “Dua më shumë Shqipërinë”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe duke u komentuar gjerësisht në rrjet.

Reagimi i autores vjen ndërsa protestat kundër qeverisë së Edi Rama vazhdojnë prej më shumë se një jave, me pjesëmarrje të konsiderueshme qytetare dhe aktivitete të përditshme në rrugët e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related