Pas akuzave ndaj influencerëve, protestuesit i përgjigjen Ramës me “Ramingo ik”

Publikuar me datë:

Një protestuese ka tërhequr vëmendjen gjatë tubimit duke mbajtur në duar një kanaçe me mbishkrimin “Ramingo ik”, një mesazh ironik i drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Me humor dhe simbolikë, e reja e prezantoi kanaçen si një “produkt” të ri që, sipas saj, po promovohet nga influencerët që kanë mbështetur protestat kundër projektit në Zvërnec.

“Është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ‘Ramingo ik’”, u shpreh ajo.

Mesazhi lidhet me deklaratat e mëparshme të Ramës, i cili ka kritikuar influencerët që janë rreshtuar në krah të protestuesve, duke i akuzuar se sulmojnë qeverinë për korrupsion, ndërkohë që sipas tij nuk kontribuojnë me taksa.

Kanaçja e ekspozuar në protestë u shndërrua në një formë simbolike proteste, përmes së cilës pjesëmarrësit përcollën kërkesën e tyre që kryeministri të largohet nga drejtimi i vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...