Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin!

Publikuar me datë:

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët që pretendojnë pronësinë prej muajsh vijojnë të protestojnë kundër zaptimit të tokave.

banorw në Baks-Rrjoll pretendojnë se një ish-zyrtar i Kadastrës Shkodër ka tjetërsuar dokumentet e pronësisë, duke përvetësuar sipërfaqe të tëra toke dhe më pas ia ka shitur investitorit, i cili do të ndërtojë një resort turistik në bregdetin e Velipojës. Ndonëse rasti po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, investitori nuk wshtw twrhequr, gjë që ka nxitur tensione mes banorëve që pretendojnë pronësinë, me pwrfaqwsues tw kompanisw ndwrtuese dhe policisë private që ruan pronat, të cilët janë përleshur edhe fizikisht me njëri-tjetrin. Këto raste janë shoqëruar me procedime të shumta për banorët, ndërsa leja e zhvillimit është firmosur nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Në një reagim në rrjetet sociale, banorët që pretendojnë pronësinë e trojeve në Baks-Rrjoll thonë se gardhi me tela me gjemba nuk rrethon thjesht një sipërfaqe toke të vjedhur, por dinjitetin e nëpërkëmbur. Banorët e Baks Rrjollit kanë zhvendosur protestën e tyre nga Velipoja në Tiranë, ku i janë bashkuar tubimit masiv që zhvillohet e rritet prej 10 ditësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]