“Irani dhe Hezbollahu janë më të dobët se kurrë! Sulmet ndaj nesh ndaluan sepse panë çfarë bëmë në Teheran”- Netanyahu

Publikuar me datë:

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lëshuar një deklaratë të prerë dhe mjaft të shkurtër, përmes së cilës ka pretenduar se milicia libaneze e Hezbollahut, e cila mbështetet dhe financohet nga Irani, ndodhet sot në pikën e saj më të dobët historike.

Sipas kreut të qeverisë izraelite, shkëmbimet e zjarrit dhe sulmet e vazhdueshme me grupin militant kanë ndaluar tashmë në mënyrë të plotë. Netanyahu argumentoi se ky tërheqje e Hezbollahut vjen si pasojë e frikës, pasi panë me sytë e tyre goditjen ushtarake që Izraeli ndërmori brenda territorit të Iranit.

“Të shtënat kanë ndaluar sepse pasi panë atë që bëmë në Iran, ata ndaluan së na sulmuari,” deklaroi Netanyahu.

Pavarësisht këtij pezullimi të përkohshëm të luftimeve, kryeministri izraelit ka dërguar një mesazh të qartë dhe kërcënues drejt Libanit, duke bërë të ditur se ushtria e tij është në gadishmëri të plotë për të reaguar në rast të ndonjë skenari të papritur.

Netanyahu paralajmëroi prerë se nëse Hezbollahu bën gabimin fatal për të sulmuar sërish Izraelin, kundërpërgjigja do të jetë shkatërruese:

“Nëse ata na sulmojnë, ne do të hakmerremi me forcë, sepse Izraeli ka të drejtë të plotë për vetëmbrojtje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...

Çmontohet banda e makinave në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm, duke...

Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

Për një kohë të gjatë, matematika ka qenë e...

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para...