6 persona sulmohen me thikë pranë Madison Square Garden, panik në New York pak ditë nga nisja e Botërorit

Publikuar me datë:

Paniku mbërtheu New Yorkun në orët e fundit. Gjashtë persona u sulmuan me thikë në Penn Station, një stacion metroje që ndodhet në qendër dhe shumë pranë Madison Square Garden ku do të luhet ndeshja e tretë e Finales së Madhe të NBA mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs.

Një ndeshje kjo që po ndihet shumë dhe ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Mbetet për t’u kuptuar nëse kjo që ndodhi do të sjellë ndonjë ndryshim në sistemin e sigurisë në prag të kësaj ndeshjeje.

Ngjarja mori një jehonë të gjerë mediatike në të të gjithë globin; në fakt ditën e enjte do të ngrejë siparin e tij edhe Botërori i shumëpritur që do të mbahet pikërisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Por duke u kthyer te episodi i dhunës, policia njujorkeze bëri të ditur se agresori u arrestua dhe se nga personat e sulmuar, një është në gjendje të rëndë

Policia ende nuk ka bërë të ditur motivet e këtij agresioni, ndërsa kryetari i bashkisë së Neë Yorkut, Zohran Mamdani e komentoi ngjarjen në rrjetet sociale. ‘Mendimi im shkon për të gjithë të lënduarit, të dashurit e tyre dhe për ata që mbetën të tronditur nga kjo dhunë e papranueshme’-deklaroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...