Vrasja e 26-vjeçarit në Kamëz/ Reagon zyrtarisht Policia e Shtetit: Pika kontrolli në akset kryesore rrugore për kapjen e autorit

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Kamzën, duke zbardhur detajet zyrtare dhe dinamikën e krimit ku humbi jetën i riu Ardian Baloshi.

Sipas uniformave blu, njoftimi i parë është marrë rreth orës 11:25, kur shtetasi Ardian Baloshi rreth 27 vjeç, është transportuar në spital pa shenja jete. Menjëherë pas kësaj, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para në terren.

Nga provat e administruara deri më tani, policia saktëson se i riu është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz. Lidhur me motivin, autoritetet konfirmojnë se ngjarja ka pasur si pikënisje një konflikt për motive të dobëta mes palëve.

Si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është identifikuar zyrtarisht shtetasi Sadik Llanaj, i cili sipas të dhënave të policisë është rreth 39 vjeç.

Aktualisht, në akset kryesore rrugore janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa forca të shtuara policore po zhvillojnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe prangosjen e 39-vjeçarit. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ndërhynë pa leje gjatë seancës, gjobiten Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika...

Tensione në Kuvend/ Deputetët demokratë bllokojnë Foltoren, afrohet Garda

Është shoqëruar me tensione seanca e sotme në Kuvend. Deputetët...

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestë te Kuvendi, deputeti i PS gris pankartën

Protesta kundër qeverisë është “zhvendosur” te Kuvendi.Deputetët që hynin...