Aktori i njohur i humorit Jul Deda ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shpreh zhgënjimin ndaj opozitës aktuale dhe nevojën për krijimin e një force të re politike. Duke iu referuar protestave që po zhvillohen në mbarë vendin, Deda thekson se largimi i një qeverie nuk mjafton, nëse qytetarëve nuk u ofrohet një alternativë e re dhe më e besueshme për të qeverisur vendin. Ai lë të kuptohet se nuk e sheh më zgjidhjen te partitë tradicionale, duke kërkuar një projekt të ri politik që të sfidojë skenën aktuale mes PS-së dhe PD-së.
Reagimi i plotë
Kjo protestë, që tashmë po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë, duhet patjetër të prodhojë një parti të re, sepse nëse Rama jep dorëheqjen (siç edhe kërkohet), atëherë vendi shkon në zgjedhje të parakohshme dhe nëse nuk ka një alternativë të re, përsëri do jemi përballë dy zgjedhjeve të kushtëzuara: ose PD, ose PS.
Se këto partitë e vogla nuk po i llogaris.
…se nëse do të heqësh dikë se nuk të pëlqen më, duhet patjetër ta zëvendësosh me një më të mirë…

