Aksident në aksin Pogradec- Qafë Thanë, dy të plagosur rëndë

Publikuar me datë:

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se të plagosur kanë mbetur dy persona.

Këta të fundit janë transportuar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin ndihmën mjekësore, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen që ndodhen momentalisht.

Nga ana tjetër, policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related