Ironizon Benet Becin për UNESCO-n, Imeldi Sokoli: Nuk mund të promovosh Liqenin e Shkodrës dhe njëkohësisht të planifikosh kulla 20-katëshe pranë tij

Publikuar me datë:

Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Imeldi Sokoli, ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryebashkiakut Benet Beci lidhur me përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në UNESCO.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sokoli shprehet se lajmi për UNESCO-n është pozitiv dhe një vlerësim për një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit, por ngre pikëpyetje mbi qëndrimin e Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit urban pranë liqenit.

Sipas tij, është kontradiktore që nga njëra anë të promovohet mbrojtja dhe statusi natyror i Liqenit të Shkodrës, ndërsa nga ana tjetër të kërkohet miratimi i ndërtimeve të reja shumëkatëshe në zonën e Livadeve, pjesë e bregut lindor të liqenit, përmes rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor.

“Jo për gjë, por të dyja nuk rrinë në një vend”, shkruan Sokoli, duke nënkuptuar se mbrojtja e vlerave natyrore dhe zhvillimi intensiv me ndërtime të larta janë dy qasje që bien ndesh me njëra-tjetrën.

Reagimi i këshilltarit demokrat vjen në një kohë kur debati mbi zhvillimin urban dhe ruajtjen e mjedisit në Shkodër vijon të mbetet një nga temat më të diskutuara në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pentagoni i ngriti kërcënimin për spiunazh izraelit ndaj SHBA-ve në nivelin më të lartë

Një hetim i gazetës britanike “The Guardian” zbulon se...

Aksident në aksin Pogradec- Qafë Thanë, dy të plagosur rëndë

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...

Meteorologët: Verë të nxehtë e të gjatë dhe përmbytje në vjeshtë

Mund të mendohet se ndodh larg Shqipërisë dhe nuk...

Shqipëria eksperimentale/ Kombëtarja luan sonte miqësoren e radhës ndaj Luksemburgut

Shpresohet që humbja të lihet prapa, dhe të bëhet...