“Protesta është akt dashnie”/ Stefan Çapaliku: Njerëzit dalin në shesh sepse ashtu ua do shpirti, jo se i shtyn dikush

Publikuar me datë:

Shkrimtari dhe publicisti shkodran Stefan Çapaliku ka reaguar në lidhje me debatet që po shoqërojnë protestat e fundit, duke kundërshtuar idenë se qytetarët dalin në tubime vetëm të nxitur nga forca apo interesa të caktuara politike.

Përmes një reagimi publik, Çapaliku sjell në vëmendje shprehjen e aktivistit amerikan John Lewis se “protesta është një akt dashnie”, duke theksuar se përpjekjet për të gjetur gjithmonë “dorën e fshehtë” pas protestave janë shenjë e një mentaliteti provincial.

“Protesta asht nji akt dashnie. Të kërkosh me dijtë se kush qëndron nga mbrapa thirret ‘Dietrologi’, çka asht tipari i parë i provincializmit. Njerëzit dalin se ashtu ia do shpirti dhe s’kanë nevojë me pasë mbrapa askënd që i shtyn”, shprehet Çapaliku.

Me këtë deklaratë, shkrimtari shkodran mbron idenë se pjesëmarrja qytetare në protesta është një shprehje e lirë e ndërgjegjes dhe bindjeve personale, duke refuzuar narrativat që e lidhin automatikisht çdo mobilizim publik me organizime të fshehta apo interesa të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]