Berisha në takimin e “Martens Centre”: Integrimi në BE kërkon institucione të forta dhe zgjedhje të lira

Publikuar me datë:

Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD.

Gjatë fjalës së tij, që këtë vit u zhvillua në Durrës, Berisha ngriti shqetësime për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për manipulim zgjedhor, kapje të shtetit dhe lidhje me krimin e organizuar.

Lideri i opozitës deklaroi se vendi po rrëshqet drejt një narkoshteti dhe i bëri thirrje BE-së dhe SHBA-së të rishikojnë qasjen ndaj qeverisë Rama.

Berisha theksoi se Partia Demokratike mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por kërkoi që procesi i anëtarësimit të bazohet vetëm në merita, reforma reale dhe respektimin e standardeve të BE-së, duke kundërshtuar çdo lehtësim të kritereve për arsye politike apo lobingu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...