Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

Publikuar me datë:

Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme, një takim me banorët e Zvërnecit, lidhur me ndërtimin e resortit gjigand luksoz që do të bëhet në këtë territor, i kundërshtuar nga banorët e zonës që pretendojnë pronësi mbi tokën.

Rama ka zbuluar një tjetër rast që, sipas tij, lidhet me tjetërsimin e pronave në jug të Shqipërisë, duke thënë se edhe Teatrit të Butrintit i ka dalë pronari.

Sipas tij, një familje pretendon pronësinë e një objekti historik me dokumente të kohës së Perandorisë Osmane.

“Ka zona në det që u ka dalë pronari, se i kishin me AMTP dhe thoshin që këtu nuk ka pasur det. Dhe më keq, i ka dalë pronari edhe Parkut të Butrintit.

I ka dalë Teatrit të Butrintit trashëgimtari në Shqipëri. Është një familje që thotë se Parkun e Butrintit e kemi pasur të gjithë ne.

Por kur e ke pasur? Si e pate dhe si të erdhën letrat nga Greqia e Lashtë? I kam që nga periudha e Turqia, thonë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit në fillim të vitit...

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, miratoi të...

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

Nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivar, Presidentja e Komisionit...