Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

Publikuar me datë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhanë një konferencë për mediat nga Korça duke dhënë detajet e para nga hetimet e kryera për ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku i dyshuari Violand Braçellari qëlloi për vdekje gjatë aksionit efektivin Enea Mekolli dhe plagosi Edison Adrin, para se të plagosej edhe vetë.

Hita tha se Drejtoria e Policisë Korçë e kishte vlerësuar vetë informacionin për të shumëkërkuarin Braçellari dhe nuk kishte kërkuar forca shtesë, teksa në aksion morën pjesë sipas tij, 40 forca të pajisura edhe me mjetet e nevojshme, përfshi antiplumb.

Por ai tha se arma “Kallashnikov” e përdorur nga autori e ka depërtuar antiplumbin për fat të keq.

“Kanë qenë 40 forca policie në operacion, të gjithë kushtet mbrojtëse, me jelek antiplumb, por arma e përdorur nga autori ka qenë Kallashnikov, duke e çarë antiplumbin. Informacionin e ka disponuar vetë drejtoria e Korçës e cila ka vlerësuar dhe bërë vetë planin operacional”.- tha Hita.

Kryepolici tha se nuk kishte pasur dijeni për aksionin: “Nga sulmi me armë mbeti i vrarë një polic shembullor dhe një tjetër u plagos. Kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve për të hetuar procedurën dhe pse Drejtoria e Korçës nuk ka kërkuar ndihmë nga RENEA. Nuk kam pasur dijeni për operacionin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related