Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Publikuar me datë:

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës.

Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh e vranësirash ndërsa pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente prej orëve të para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa pjesa tjetër e territorit me intensitet të ulët.

Gjatë ditës reshjet parashikohen me intensitet të ulët hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje graduale e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related