Reshjet e shiut të mbrëmjes kanë sjellë sërish probleme me grumbullimin e ujit në disa akse rrugore të Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje problematikën e kanalizimeve dhe kullimit të ujërave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilltari bashkiak, Imeldi Sokoli ka ironizuar situatën duke shkruar: “N’Tiranë Revolucioni Flamingo, n’Shkodër Revolucioni Shi”, ndërsa ka publikuar edhe një foto ku shfaqet një rrugë e mbuluar nga uji pas reshjeve.
Postimi vjen në një kohë kur qytetarët vazhdojnë të denoncojnë raste të përmbytjeve lokale pas çdo shiu me intensitet më të lartë, duke ngritur pikëpyetje mbi funksionimin e sistemit të kullimit në qytet.
Reagimi i këshilltarit bashkiak ka ngjallur komente në rrjet, teksa problematika e përmbytjeve mbetet një nga shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të Shkodrës sa herë që moti përkeqësohet.

