Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për CNN International, ku është pyetur për projektin e shumëdiskutuar në Zvërnec dhe debatet që kanë shoqëruar atë, përfshirë edhe protestat e qytetarëve në Tiranë dhe disa qytete bregdetare.

Gjatë intervistës, Rama u përplas disa herë me gazetaren, e cila insistonte mbi ecurinë e projektit dhe raportimet për hetime të mundshme.

Kryeministri këmbënguli se nuk ekziston ende asnjë projekt konkret dhe se, sipas tij, informacionet që qarkullojnë janë “lajme të rreme”.

“Dëgjoni, nuk ka asnjë projekt. Po flasim për imazhe të rreme të krijuara në rrjetet sociale. Jemi në një luftë hibride,” u shpreh Rama, duke theksuar se, sipas tij, debati është ndërtuar mbi dezinformim.

Gazetarja e CNN e pyeti nëse projekti do të vazhdojë apo është ndalur, si dhe për raportimet e mediave ndërkombëtare për një hetim të SPAK-ut.

Rama këmbënguli sërish se nuk ka projekt dhe se hetimi lidhet me çështje të tjera pronësore, jo me investimin apo me emrat e përfshirë.

“Nuk ka projekt. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Nuk ka lidhje me Kushnerin apo Trumpin. Gjithçka tjetër është sensacionalizëm,” tha ai.

Në një tjetër pjesë të intervistës, Rama u ndal edhe te arkitektura e mundshme e zhvillimit, duke përmendur disa nga emrat më të njohur ndërkombëtarë të fushës, si Kengo Kuma, Bjarke Ingels, Emre Arolat dhe Jean Nouvel, të cilët sipas tij janë të përfshirë në faza studimore dhe konceptuale.

Ai theksoi se sfida e projektit, sipas vizionit të tij, është balancimi mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës.

“Sfida nuk është të ndërtohet një qytet apo të derdhet beton mbi kokat e flamingove, por të tregohet se zhvillimi dhe natyra mund të bashkëjetojnë,” deklaroi Rama.

Kryeministri iu përgjigj gjithashtu edhe pyetjes për protestat që janë zhvilluar në Tiranë dhe në disa zona bregdetare, duke i minimizuar ato dhe duke thënë se nuk bëhet fjalë për një reagim të gjerë kombëtar.

“Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet. Ka edhe njerëz me qëllime të mira, por të keqinformuar,” u shpreh ai.

Rama theksoi se Shqipëria, sipas tij, po përballet me një “sulm hibrid” të përbërë nga dezinformimi, konkurrenca rajonale dhe rrjete të organizuara online, ndërsa shtoi se nuk ekziston as “ishulli i familjes Trump” dhe as një projekt i finalizuar për zonën e Zvërnecit.

“Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]