EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Publikuar me datë:

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën pasi u morën nga dallgët e forta të detit.

Viktimat janë identifikuar si Leonid Alia, nga Fushë Kosova, dhe Jetmir Çopa, nga Prishtina. Ata ndodheshin në plazh së bashku me persona të tjerë, kur për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha u gjendën në vështirësi në ujë.

Sipas Policisë, rreth orës 16:30 është marrë njoftimi se disa shtetas që kishin hyrë në det për t’u larë rrezikonin të mbyteshin.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë Kufitare, efektivë të Policisë së Lezhës dhe ekipet e emergjencës dhe kanë nxjerrë nga deti pesë shtetasit nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës.

Megjithatë, sipas informacionit nga urgjenca e spitalit, dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetonin pasojave të mbytjes dhe ndërruan jetë, ndërsa tre të tjerë vijojnë të marrin ndihmë mjekësore.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa tragjedia ka tronditur familjarët e viktimave dhe pushuesit e pranishëm në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]